21-08-2025

Forcat gjermane të KFOR-it organizojnë garën tradicionale “Saulauf” në Kosovë, Letonia triumfon

Forcat gjermane të KFOR-it organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf” në Kampin Bondsteel në Kosovë, duke bërë bashkë 12 ekipe nga 5 shtete pjesëmarrëse – Finlanda, Gjermania, Polonia, Letonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KFOR njoftoi se “garuesit i shtynë limitet e tyre përmes një vrapimi prej 6.5 kilometrash dhe pesë stacioneve intensive”.

“Stacionet përfshinin tërheqjen e një kamioni, zhytjen nëpër akull, hedhjen e granatave, qitje me shenjë dhe transportimin e një të plagosuri prej 80 kg, pastaj secila skuadër dha gjithçka nga vetja. Në fund, Letonia fitoi”, thuhet në njoftim.


KFOR thekson se këto gara nuk ndërtojnë vetëm muskuj – “ato shërbejnë për të ndërtuar dhe ruajtur besimin, shoqërinë, solidaritetin, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin shumëkombësh brenda KFOR-it”.

Asnjë koment

Comments are closed.