Formohet “Komisioni përzgjedhës” për drejtorë shkollash në Kuvendin e Prizrenit
Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën është miratuar “Komisionit Përzgjedhës” për Drejtorinë e Arsimit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pos pyetjeve e kërkesave të ndryshme ndaj përfaqësuesve të ekzekutivit nga kuvendarët, të cilët kanë shprehur kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit janë miratuar edhe disa nga pikat e rendit të ditës.
Në këtë seancë janë shtuar dy pika në rendin e ditës të propozuara nga kuvendarët; “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës” për drejtorinë e arsimit dhe “Formimi dhe Emërimi i anëtarëve të komitetit për arsim”. Të dyja pikat janë miratuar me shumicë të votave të kuvendarëve.
Pika e paraparë “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete” është hequr nga rendi i ditës me votimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës. /GazetaePrizrenit.net