17-04-2025

Foshnja në lavatriçe – nis gjykimi për rastin që tronditi opinionin në Kosovë

Ngjarja tronditëse kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në Repartin e Gjinekologjisë të këtij spitali.

Të pandehurit, gjinekologu S.I. dhe infermierja L.A., janë paraqitur në seancë pa mbrojtës ligjor.

Pakujdesia e madhe e stafit mjekësor çoi në një tragjedi të paimagjinueshme – një foshnjë e vdekur përfundoi në lavatriçen e çarçafëve dhe u nxor prej andej copa-copa.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar rastin, familjarët njoftuan policinë, duke e çuar çështjen përpara drejtësisë.

“E kam kuptuar aktakuzën nuk kam nevojë për sqarime”, kanë thënë të pandehurit, gjinekologu dhe mamia e spitalit.

Ata po ashtu janë deklaruar të pafajshëm.

Të pandehurve u është dhënë afati kohor prej 30-ditësh për të kundërshtuar provat./Indeksonline

 

Asnjë koment

Comments are closed.