Foto e ditës: Bora në pemën e lulëzuar në Prizren
Prizreni sikur edhe pjesa e tjetër e vendit, mëngjesin e sotëm u gdhi nga një mot i pazakontë për fundin e marsit, me temperatura minus, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Shtresa e hollë e borës, që ra po ashtu ka mbuluar lulet në pemët, të cilat kësaj radhe ka një javë që kanë lulëzuar.