27-11-2024

FSK bëhet me 311 pjesëtarë të rinj ( Foto )

311 rekrutë të rinj i janë bashkuar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës dhe Komandantja Supreme e Ushtrisë, Vjosa Osmani ka thënë se 311 ushtarët e rinj do të forcojnë përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit të vendit.

news image

“311 ushtarë të rinj iu bashkuan sot FSK-së, duke fuqizuar përpjekjet tona kolektive për ta mbrojtur demokracinë dhe sovranitetin”, ka shkruar ajo.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Osmani ka thënë se si Komandante Supreme do të vazhdojë të mbështesë dhe fuqizojë gratë në uniforma.

“Si Komandante Supreme, do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë në uniforma, të cilat i shërbejnë me krenari shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar presidentja në Twitter.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.