“Në kuadër të këtyre vlerësimeve dhe masave MMPH/AMMK ka kontaktuar me shumicën e institucioneve relevante që mundë të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në gjetjen e një zgjedhje të përshtatshme për këtë rast. Meqenëse ky rast ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve të cilët kanë ankesa të vazhdueshme se u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre, MMPH/AMMK ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të kësaj agjencie në Facebook.
Njësia e FSK-së ka vizituar lokacionin dhe është takuar me banorët e fshatit që kanë pësuar dëme nga ariu.
Në fund të njoftimit theksohet se “gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është dalë edhe propozimi i banorëve që zgjidhja me e mirë për te tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë”.