15-08-2025

FSK bleu autoblindat e reja në SHBA – Kurti: Dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur

Sot është zhvilluar ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë figura të larta shtetërore dhe ushtarake.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheun ushtarak të SHBA-së në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, ishin të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për ushtrinë e vendit.

“Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me SHBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri theksoi se ushtria e Kosovës do të vazhdojë zhvillimin e saj në bashkëpunim të ngushtë me partnerin strategjik amerikan, si në trajnime, ashtu edhe në fushën e shkollimit dhe të doktrinës, e cila mbështetet në modelin e ushtrisë amerikane.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të mëtejmë të FSK-së dhe konsolidimit të mbrojtjes kombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Asnjë koment

Comments are closed.