22-11-2024

Furnizimi me ujë në Prizren pritet të rikthehet brenda dy ore

Drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, konfirmuan se furnizimi me ujë në pjesët e qytetit në të cilat është ndërprerë ai, pritet të rikthehet brenda dy orësh, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Drejtori i kësaj kompanie, Besim Baraliu, tha se ndërprerja në një pjesë të qytetit ka ndodhur si pasojë e punimeve, të cilat po kryhen në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast në një pusetë të madhe po bëhet  edhe ndwrrimi i gypave të vjetër nga azbesti.

 

Për këtë, një pjesë e madhe e Prizrenit, përfshirë lagjet “Bazhdarhane” atë “Ortakoll” dhe “Arbana”, por siç njoftohet edhe pjesë të tjera kanë mbetur pa ujë të pijes, që nga orët e mëngjesit,

 

“Punëkryesi  ka marrë  leje nga “Hidroregjioni…” për  5 orë të ndërprerjes së ujit, ndërsa furnizimi me ujë duhet të rikthehet për dy orë”, ka thënë para pak çastesh Baraliu, për portalin “gazetaeprizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.