23-11-2024

Furrat, barnatoret dhe marketet mund të punojnë deri në këtë orar

Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës, marketet, barnatoret dhe furrat do të mund të punojnë deri në orën 22:30.

Deri në orën 22:30 po ashtu edhe është i lejuar qarkullimi i njerëzve, i cili do të bëhet në orare të ndara, të bazuara nga numri i parafundit personal i letërnjoftimit.

Sipas këtij vendimi nëse këto rregulla nuk do të zbatohen nga persona të caktuar atëherë ata do të dënohen ku do të cilësohet vepër penale.

Ky vendim i Qeverisë do të hyjë në fuqi më 15 prill nga ora 06:00 e mëngjesit./IndeksOnline/.

Asnjë koment

Comments are closed.