Furrtari Qerim Çoçaj vdes në aksidentin në Gjilan
Viktima është Qerim Çoçaj,pronar i furrës “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan. Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga familjarët.
Kjo furrë gjendjet përballë stacionit, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth 200-300 metra më poshtë.
Ndryshe, 18 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga një kamion në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për Gazetën Express se 16 prej të lënduarve janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, derisa dy të tjerë të cilët janë me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje në tru janë referuar për në QKUK.
Hajrullahu ka deklaruar se në mesin e të lënduarve nuk ka fëmijë. /Express/