Gafa e klubit bullgar, mbahet një minutë heshtje për ish-lojtarin që morën lajmin gabimisht se ka vdekur
Një ngjarje jo fort e zakontë ndodhi para ndeshjes së kampionatit bullgar midis Arda Kardzhali dhe Levski Sofias.
Një minutë heshtje u mbajt për nder të Petko Ganchev, ish-sulmuesit të Arda Kardzhali, por një problem i madh u shfaq kur u zbulua se ai nuk kishte vdekur.
Dita e diel ishte një ditë e zakonshme për Ganchev, i cili ishte në fshatin e tij, duke pritur ndeshjen e ekipit të tij të dashur.
Por, papritur, lajmet për vdekjen e tij u transmetuan në televizion, duke shkaktuar një ndjenjë të thellë të pasigurisë dhe konfuzionit.
“Hyj në oborrin e shtëpisë dhe gruaja më pret mes lotëve. Ajo bërtet: ‘Petko, Petko, kanë njoftuar në televizion që ke vdekur!’ Nuk kuptoja çfarë po ndodhte,” – rrëfeu Ganchev.
Në stadium, kur ndeshja filloi, të gjithë lojtarët dhe tifozët ishin në heshtje për të nderuar ish-lojtarin, ndërsa klubi i Arda Kardzhali pranoi gabimin më vonë dhe kërkoi falje publike.