Gallup: Kosova ndër vendet më pro-amerikane në botë
Sipas raportit më të fundit të Gallup, Kosova është shteti me vlerësimin më të lartë pozitiv për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbarë botën.
Këtë rezultat e ka përshëndetur vetë ambasada amerikane në Kosovë, duke e cilësuar si dëshmi të partneritetit të fuqishëm midis dy vendeve.

“Sipas raportit më të fundit nga Gallupi, Kosova shënon nivelin më të lartë të vlerësimit pozitiv për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën,” thuhet në postimin e ambasadës.

“Një tjetër dëshmi e partneritetit të fuqishëm dhe miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve tona,” thekson ambasada amerikane.
