25-11-2024

Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK( dhe e ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci ka njoftuar se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Facebook”, Koci ka njoftuar se nga Specialja është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Kocit.

Asnjë koment

Comments are closed.