Ganimete Musliu bëhet sebep për ndërprerjen e seancës
Seanca e 51-të konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë ende pa filluar mirë.
Për këtë, sebep ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila nuk e la kryesuesin Avni Deharin të fliste, pasi ky i fundit ia ndali mikrofonin vazhdimisht, njofton Klankosova.
Kjo ishte seanca e parë më e shkurtër që nga fillimi dhe një situatë e tillë ndodhi për herë të parë.