21-11-2024

Gastronomët u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat anti-covid

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19 dhe jo të hasin në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, sipas tyre, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Shoqata ka kërkuar që të zbatohen në përpikmëri masat anti-covi-19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.

Lexo Edhe:

Drejtoresha e Haskukës ishte larguar nga puna për perfomancë të dobët – DOKUMENT

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga 1608 monstrat e testuara, gjatë së premtes ka regjistruar 418 raste pozitive me koronavirus.

Tutje, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.