Gati gjysma e Prizrenit nesër pa ujë të pijes
Përmes një njoftimi dërguar mediave, Kompania “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren,ju njofton se bazuar në njoftimin dërguar nga KEDS-i për ndërperje të planifikuar të energjisë elektrike me daten 29.03.2022, prej orës 10:00 deri 14:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga Stacionet pompuese Bunari 1 & 2, për këto zona tëqytetit të Prizrenit:
· ITP-ja (ish KFOR-i)
· Lagja Dardania
· Lagja Bazhdarana
· Lagja 2 Korriku
· Lagja Kurilla
· Lagja Nënkalaja
· Lagja Tususi
· Lagja Hoqa Mahalla
· Sheshi I Lidhjes
· Spitali Regjional
Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet dhe furnizimi i rregullt me ujë në këtozona, thuhet në njoftim.