Gaxherri thotë se ndryshimet në LDK duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexa Gaxherri përmes një postimi ka thënë se ditët pas 14 shkurtit për LDK-në duhet të jenë reflektim por pa improvizime të gjendjes në parti.
Tutje ka shkruar se në LDK ndryshimet duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm.
Postimi i plotë:
REFLEKTIM DHE REFORM PA IMPROVIZIME!
Veprimtarë, simpatizantë e votues të LDK-së, duke ju falemnderuar, për punen tuaj të pa lodhëshme, pas rezultatit te 14 shkurtit, janë ditët më të rënda për të gjithë neve, por pikërishtë këto ditë duhet të jenë reflektim dhe asesi improvizim të gjendjes në parti. Dorëheqjet e vonuara duhet të kompenzohen me punë, reform e përgjegjësi.
LDK, ka shum profile e personalitete qe ja kthejn besimin e vleren LDK-së por ata persona nuk duhet të pranojn që përmes improvizimeve të ,,sanojn” gjendjen, andaj ata qe shkaktuan këtë termet në LDK duhet të rrin larg proqesit të reformave.Koha është qe njerëzit të cilët e shofin partin si aset kombëtarë, të mblidhen dhe të ofrojn platëform e reform rrënjësore.