03-03-2025

Gazetari Cani publikon rezultatet, dallime të mëdha mes votave në ambasada dhe atyre me postë

Gazetari Bahri Cani nga Gjermania publikoi një tabelë të votimeve për zgjedhjet qendrore në Kosovë.

Postimi i tij:

Nuk kam harruar të publikoj rezultatet e votimit të mërgatës, por dallimet janë kaq të mëdha mes votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në votat e dërguara me postë, sa që çdo publikim i pjesshëm vetëm sa krijon konfuzon.


Këtë grafikën poshtë po e publikoj VETËM si ilustrim i numërimeve të deritanishme…

Në votat e numëruara nga votimi në përfaqësitë diplomatike, pra në ambasada dhe konsullata, LVV ka fituar mbi 80%. Ndërsa në votat e dërguara me postë, e që janë numëruar deri tani, kjo parti ka fituar rreth 30% të votave më pak. E përqindjet po ndryshojnë çdo ditë.
Ndaj kam vendosur të mos publikoj rezultate të pjesshme, sepse rezultatet dhe përqindjet po ndryshojnë pas çdo kutije.

Për mediat lokale në Kosovë ndoshta është ok, sepse njerëzit duan ta dinë si është votuar në këtë apo ate qytet, por unë do t’ju njfotoj në fund me rezultatet e përgjithshme.


Vetëm mos më pytni si është e mundur që të jetë dallimi kaq i madh mes votave në përfaqësitë diplomatike dhe atyre me postë, sepse thjesht nuk e di!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Disapora Përfaqësitë Diplomatikë Votat me Postë LVV LDK PDK Dallimet (deri tani) 80.71% 7.30% 7.73% AAK-N 28.57% Pakicat 52.14% 28.40% 7.94% 4.76% Vota 21.10% 1.97% 2.28% 15,191 0.21% 2.79% 4.48% 6.76% 20,607"

Asnjë koment

Comments are closed.