24-11-2024

Gazetari Fevziu viziton Thaçin në Hagë: UÇK-ja luftoi për lirinë e vendit të saj (VIDEO)

Sot shënohet 13-vjetori i njohjes si të ligjshme të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Me këtë rast, në Hagë, këtë të shtunë ka qenë gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, i cili ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së që po përballen me gjyqin në Gjykatën Speciale.

Fevziu ka thënë se gjendja emocionale e ish-presidentit Thaçi është mjaft e mirë.

Fevziu tha se Thaçi është i bindur në pafajësinë e tij dhe kjo gjë do të faktohet nga gjykata.

Fevziu u shpreh i bindur që e vërteta sado që të zgjasë do të dalë ashtu siç është, që UÇK luftoi për lirinë e vendit të saj dhe kreu një prej luftërave më të lavdishme të shqiptarëve në historinë e tyre.

 

Asnjë koment

Comments are closed.