Gazetari italian: Aleksandar Vuçiq riktheu tensionin Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh
Personazh kryesor e ka presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe shtetin që ai e udhëheq.
Sipas gazetarit, Serbia është rikthyer në qendër të arenës evropiane, pavarësisht se plagët e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë po kullojnë rrjedhin gjak, dhe aspiratat e saj për hegjemoni rajonale, po i prishin gjumin diplomatëve në kancelaritë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thotë se Aleksandar Vuçiq riktheu tensionin Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh.
“I vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që është guri i themelit i strategjisë së madhe të SHBA-së në Ballkan , Vuciq dëshiron të popullarizojë idenë e një shkëmbimi territorial mbi baza etnike:Lugina e Preshevës në këmbim të veriut të Kosovës”, ka shkruar ai.
Një pjesë e tekstit të gazetarit Emanuel Pietrobon
Serbia është rikthyer në qendër të skenës evropiane, pavarësisht se sot është një pjesë e vogël e asaj që ishte, dhe për shkal të shkëputjes së Malit të Zi e ka humbur edhe daljen në det. Ajo është e etur për revizionizëm, i ngjashëm me atë të aleatëve të saj të mëdhenj – Rusisë dhe Kinës – dhe po bën thirrje për një rishikim të përfundimit të luftërave jugosllave.
Dhe kjo ringjallje vështirë se do të kishte ndodhur po të mos ishte për Aleksandar Vucic. Presidenti aktual i Serbisë lindi në Beograd më 5 mars 1970. Paraardhësit e tij nga babai ishin me origjinë nga Bugojno, Bosnja Qendrore. Ata u dëbuan në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ustashët kroatë. Anëtarët e tjerë të familjes Vucic u vranë nga ustashët.
Të ardhurat e mira të prindërve të tij, i ati ekonomist dhe e ëma gazetare, e lejuan të riun Vucic të bënte një jetë relativisht komode dhe të merrte një arsimim të lakmueshëm. Në fillim u diplomua për drejtësi në Beograd, dhe më pas studioi në Angli.
I cilësuar si i paskrupullt nga ata që e njohën në rininë e tij, Vucic arriti të hyjë në “sistem” duke shfrytëzuar çdo rast. Kështu përdori një intervistë për t’u afruar me Radovan Karaxhiqin , një lojë shahu për të njohur me Ratko Mladic, ndërsa shkonte në stadiume dhe brohoriste për ekipin e Crvena Zvezda të Beogradit për t’u afruar drejtuesit e klasës sunduese jugosllave.
Në vitin 1993, kur po shembej federata jugosllave, Vucic iu bashkua Partisë Radikale Serbe, një forcë e ekstremit të djathtë që synonte rindërtimin e Serbisë së Madhe, me të cilën arriti të bëhej pjesë e parlamenti në zgjedhjet e po atij viti. Dy vjet më vonë, në vitin 1995, “i paskrupulli” Vucic do të merrte kreu e partisë.
Viti 1998 shënoi edhe pikën e kthesës:Vucic u bë pjesë e qeverisë Marjanovic si Ministër i Informacionit. Ai do të menaxhonte strategjinë e komunikimit të Beogradit gjatë luftës së Kosovës, duke vendosur gjoba për gazetarët që nuk respektonin vijën e diktuar nga qeveria, censuruar shtypin e huaj dhe zbatuar masat të tjera ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e pronës për ata që akuzoheshin si dezinformatorë.
Pas luftës, në vitin 2000, Vucic ishte ndër kritikët më të mëdhenj të të ashtuquajturit Revolucioni i Buldozerit, që e rrëzoi nga pushteti Slobodan Milosevic, i cili sapo ishte rizgjedhur në detyrë. Në vitin 2008, ai do t’i bashkohej Partisë Progresive Serbe të sapoformuar, raporton albeu.com.