23-11-2024

Gazetarja prizrenase e RTK-së dërgon ndihma për disa familje

“Gjendja ekonomike e familjeve ishte shumë e rëndë. Ishin fëmijë jetimë dhe të sëmurë. Nëna vetmbajtese të familjeve”, tha gazetarja Gashi – Fazliu.

Ajo ka thënë se aksioni humanitar do të vazhdojë edhe në komuna të tjera ditëve në vazhdim si dhe ka bërë apel për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë familjet në nevojë këto ditë të ftohta dimri.

Kujtojmë se ditë më parë, gazetarja Gashi – Fazliu ka nisur një fushatë për shitjen e vesh-mbathjeve për të siguruar mjete që të ndihmojë familjet në nevojë gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit.

Ajo ka hapur një faqe në facebook: “Brenda Dollapit tim”, ku po promovon rrobat të cilat do t’i shesë për qëllime humanitare.

Alketa ka kërkuar që edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj fushate.

Alketa ka kërkuar që edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj fushate.

Asnjë koment

Comments are closed.