24-11-2024

Gazetarja shqiptare emocionohet nga solidariteti i Kosovës me tragjedinë në Shqipëri

Ndihma nga të katër anët e Kosovës janë nisur në drejtim të Shqipërisë, të martën, pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot vendin, duke lënë 20 persona të vdekur e dhjetëra të tjerë lënduar.

Solidariteti i Kosovës me tragjedinë në Shqipëri ka emocionuar gazetaren shqiptare, Sonila Meço, duke e shtyrë atë të bëjë një shkrim të shkurtër në rrjetin social Facebook, në internet.

“O Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend!”, ka shkruar Meço.

“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur!”, ka thënë gazetarja shqiptare.

Asnjë koment

Comments are closed.