Gjakovë, 79 vjeçari gjendet pa shenja jete te ura Fshejt
Një person i moshës 79 vjeçare është gjetur pa shenja jete te ura e Fshejt.
Sipas zëdhënëses së policisë Lirije Podrimja, para dy orësh është gjetur një person, i cili dyshohet se është hedhur nga ura e Fshejt në Gjakovë.
Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pajetë mbi sipërfaqen e ujit.
“Viktimë e rastit është H.A., i lindur në vitin 1939. Ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit i është kthyer familjarëve”, tha zëdhënësja Podrimja./kallxo.com