Gjashtë të arrestuar për armëmbajtje ilegale në Sharr (ish-Dragash)
Gjashtë persona (K/shqiptarë) janë arrestuar në Dragash për armëmbajtje pa leje, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Atyre gjatë kontrollit në automjet nga njësiti policor u janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katërmbëdhjetë (14) fishekë dhe një elektroshok.
“Dy nga të dyshuarit janë arrestuar pasi janë deklaruar se janë pronarë të armëve, ndërsa të tjerët janë shoqëruar për intervistim”, bën të ditur policia.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net