Gjashtë të lënduar në një fshat të Opojës, pas një mosmarrëveshje verbale
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Zgatar të Dragashit, pas një mosmarrëveshje verbale.
Siç njofton Policia e Kosovës, katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.
Policia shton se dy prej tyre janë në kërkim policor.
“Fsh. Zgatar, Dragash 04.08.2023-17:20. Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Fo