Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri më i madh i tyre apo pesëfish janë djem. Nga të porsalindurit 5 janë të kësaj gjinie, e vetëm një femër.
Karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi nuk ka pasur asnjë rast të lindjes “cezariane” (me operim), për dallim nga praktika e fundit, që vazhdon të preferohet nga nënat e reja, duke bërë që në përgjithësi numri i tyre të jetë mesatarisht sa 1/3 e lindjeve. /GazetaePrizrenit.net/