19-09-2024

Gjenden mbetje mortore në Prizren

Në Prizren janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet të jenë të njeriut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë,  për rastin ka njoftuar një person që ishte duke hapur një varr, hasur në mbetje mortore.

Ndonëse në raportin e kujdestarisë së Policisë të publikuar sot, nuk saktesohet vendi, lihet të  kuptohet se ato janë gjetur në varrezat e qytetit.

Pas luftës në Prizren, përfshirë edhe varrezat disa herë është raportuar për gjetjen e mbetjeve mortore, të cilat është dyshuar se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Raporti nga PK:

GJETJE E MBETJEVE MORTORE

Prizren 10.11.2022 – 12:11.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.