Gjendet 13-vjeçarja nga Kosova e zhdukur në Gjermani
Gazeta e Prizrenit ka raportuar dje se 13 vjeçarja Arta Hajzeraj ishte zhdukur në Gjermani.
Bëhet e ditur se 13-vjeçarja është gjetur shëndosh e mirë. Këtë e ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani.
“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.
Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.
Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj“.