Gjendet e vde*kur në banesë gruaja me origjinë shqiptare në Itali, dyshohet se burri e rrahu
Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ancona të Italisë.
Sipas mediave atje, bëhet fjalë për Sadjide Muslija, nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj Nazir Muslija, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti.
Pasi policia ndërhyri në banesën e saj, e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat me shenja të dhunës.

Ai e kishte akuzuar gruan e tij për një tradhti të supozuar.
Burri e kishte thyer derën e dhomës me sëpatë, derisa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët.
Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

