Gjendet i vdek’ur një person në vendin e punës në Prizren
Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte sigurim fizik.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.
Ndërkaq, Gazeta e Prizrenit, mbrëmë njoftoi për humbjen e jetës në vendin e punës të të riut nga Opterusha e Rahovecit, Blerim ( Avdullah ) Dulaku, por ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për rastin e njëjtë./ Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
Prizren: Skandaloze, drejtori i shkollës së mjekësisë anulon tenderin për ekskursion, pasi që i dështoi kurdisja (dokument)