24-11-2024

Gjendet i vdekur tupanxhiu i njohur nga Gjakova

Behar Morina, është 38-vjeçari nga Gjakova, i cili sonte rreth orës 20:30 ka varur veten në litar.

Kështu shkruan Gazeta Sinjali, pas konfirmimit të vdekjes së këtij personi nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se i ndjeri është gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë në një shtëpi të pabanuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekesor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe është i moshes rreth 38 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj.

Asnjë koment

Comments are closed.