Gjendet në fshatin Budakovë shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç, pasi pardje u raportua i zhdukur.Ai rreth orës 05:00,i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe nuk dihej më pas vendndodhja e tij.
“Sipas informatave fillestare, rreth orës 05:00 kishte marrë një veturë BMW me targa shqiptare dhe ishte nisur në drejtim të Ferizajt, ku dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, janë angazhuar në mbledhjen e informatave dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale, janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Po ashtu, janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK – Prishtinë, si dhe në disa ordinanca private, mirëpo nuk ishte raportuar asnjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren”.
Lidhur me rastin, policia tha se ishin njoftuar dhe angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës, si dhe Brigada e Zjarrfikësve, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.
![]()
Ndërsa, sot një qytetar ka kontaktuar policinë në Ferizaj, duke njoftuar se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”.“Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin, S.P, i cili ishte në kërkim dhe menjëherë është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore”.

