Një person është gjetur i vdekur në Prizren, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë viktima mashkull K/Shqiptar në bodrumin e shtëpisë së tij ishte gjetë pa shenja jete për të cilin ka raportuar dëshmitari vëllai i viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaePrizrenit.net