Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren
Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren. Në një komunikatë për medie të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ajo është gjetur në shtëpinë e saj gjatë ditës së djeshme.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në komunikatën e PK-së,
Rasti do të trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduskion.