Gjendet pa shenja jete një person në komunën e Shtërpcës
Policia e Kosovë ka njoftuar se të premtën është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Berevce në Shtërpcë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve.
“Fsh. Berevce, Shtërpcë 29.12.2023-17:25. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve”, thuhet në njoftimin e 24 orësh të policisë./Indeksonline/