Policia në Prizren njoftoi se sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pousko është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyçi, konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 73-vjeçar, që jetonte i vetëm, ndërsa një i afërm kishte shkuar për ta vizituar, dhe gjeti trupin e shtrirë pa jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. /Gazeta e Prizrenit /