24-11-2024

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Has

Një ngjarje e rëndë të ndodhur në fshatin Rogovë të Hasit, ku një person ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet brenda emergjencës kanë bërë të ditur për Gazeten Sinjali se personi i cili u gjend pa shenja jete është Ragip Berisha.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion. /GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.