Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren
Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.
Ai tha se i ndjeri nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve, çka edhe i alarmoi ata.
“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar, i cili ka raportuar rastin. Meqenëse dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë përgjigje nga brenda, është përdorur forcë për hapjen e saj. Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Bytyqi për redaksinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe hetuesi kujdestar, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe do të vazhdohet sipas udhëzimeve të tij.
