19-09-2024

Gjendet personi i shpallur i zhdukur

66 vjeçari, Gëzim Trakaniqi nga Peja, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga data 22 maj është gjetur gjatë ditës së sotme.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se, Trakaniqi është gjetur në qytetin e Gjakovës i gjallë, me disa shenja në fytyrë.

Ndërsa me 24 maj, Policia e Kosovës kishte lëshuar një komunikatë, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që kishte informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Asnjë koment

Comments are closed.