12-04-2025

Gjendet trupi i pajetë i 27-vjeçari nga Hasi i humbur në Pashtrik

Ditën e sotme, është gjetur i pajetë i 27-vjeçarit nga Hasi Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill, në zonën malore të Pashtrikut.

Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.

Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët u hodhën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të rritur mundësitë e gjetjes.

Gjithashtu, Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë të riun. Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat, por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.

Familjarët e 27-vjeçarit në një komunikim me JOQ Albania, konfirmuan se i afërmi i tyre është gjetur pa shenja jete këtë të enjte.

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.