24-11-2024

Gjendet trupi i pajetë i gjilanasit të dytë në Durrës

Është gjetur trupi i dytë i pajetë nga Kosova, që ka mbetur në gërmadhat e ndërtesave nga tërmeti në Durrës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka konfirmuar për Gazetën Express se ekipët e shpëtimit janë duke e nxjerrë trupin e gjilanasit tjetër që vdiq sot në Durrës.

“Po është gjetur trupi i Shemsedin Abazit dhe janë duke e nxjerrë ekipët. Jam këtu me ekipin emergjent”, ka thënë Hasani.

Dy vëllëzërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit ishin duke punuar në zonën që u prek nga tërmeti. Ata gjendeshin në një hotel, i cili u shemb nga tërmëti që goditi Shqipërinë rreth orës 4 të mëngjesit.

Deri tani ka shkuar në 22 numri i të vdekurve, ndërsa rreth 650 banorë të Shqipërisë, kryesisht të rrethinës së Durrësit, kanë mbetur të lënduar. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.