Gjendja e fundit rreth Covid-19
30 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.