Gjendja e fundit rreth Covid -19
13 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.985 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.