Gjendja e fundit rreth Covid-19
17 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.818.721 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.
Në total numri i rasteve aktive është 644.