Gjendja e fundit rreth Covid 19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 398 testime, 1 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.
Në total numri i rasteve aktive është 157.