Gjendja e fundit rreth Covid-19
1 mijë e 480 raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar pozitive sot në Kosovë nga testimi i 3 mijë e 702 mostrave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga ky virus.
Në Kosovë aktualisht janë 10 mijë e 684 raste aktive, kurse janë shëruar 1,435.
Në këtë periudhë kohore, janë vaksinuar vetëm 115 persona kurse në total numri i të vaksinuarve është 1,834.121.