24-10-2024

Gjendja në pikat kufitare, ja sa janë pritjet për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare.

Sipas njoftimit, gjendja në pikat kufitare është e qetë, përveç te Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 60 minuta.

Në pikat tjera, pritjet për hyrje dhe dalje nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta./GS

Asnjë koment

Comments are closed.