Gjendja rreth Covid -19: Mbi 100 raste aktive në Kosovë
Aktualisht në Kosovë janë 104 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe nëntë raste të reja, derisa nuk është shënuar ndonjë viktimë si pasojë e këtij virusi.
Janë shëruar edhe 14 pacientë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 269 miëj e 376.