Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë pas mizorisë në Bucha
Gjermania ka dëbuar 40 diplomatë rusë pas mizorisë në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Autoritetet thanë se po përgatiten me aleatët për masa të masa të mëtejshme kundër Kremlinit.
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock shtoi se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e armatosura të Ukrainës.
Trupat e civilëve të vrarë janë gjetur në rrugë, në qytetin Bucha. Ndaj këtyre akteve barbare ka pasur reagime të shumta nga bota, mes tyre edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili i quajti sulmet ne Bucha, “krime lufte” të Putinit. /noa/ GeP