23-11-2024

Gjermania nga 1 marsi, hap dyert për punëtorë të kualifikuar

Shumë persona të pakënaqur me kushtet që ofron vendi, thonë se po të mundnin, sot do të iknin për në vendet evropiane. Kjo dëshirë e tyre, mund të bëhet realitet shumë më lehtë që nga sot. Kjo me që të dielën hynë në fuqi Ligji i ri për punë në Gjermani, e që lehtëson goxha shumë procedurat.

Radhët mund të vazhdojnë të jetë të gjata por mundësia për të marrë vizë dhe për t’u punësuar në Gjermani nga 1 marsi do të jetë më e madhe.

Kjo do të vlejë për ata që kanë kualifikime në arsim profesional e të cilëve diplomat iu njihen nga shteti gjerman.

Më pas aplikuesi duhet të ketë një ofertë konkrete për punë e tani të aplikohet për vizë. Rregullat e reja nuk vlejnë për ata që duan të shkojnë e të mësojnë një profesion atje e as për ata që nuk kanë kualifikime profesionale.

E disa nga kosovarët shprehen të gatshëm që menjëherë t’i fillojnë procedurat për të gjetur vend pune me profesionin e tyre në Gjermani.

Ligji i ri për punë në Gjermani hyn në fuqi të dielën dhe aplikimet në bazë të këtyre rregullave duhet të bëhen në kategorinë ‘nisja e punësimit profesional me një kualifikim’.

Asnjë koment

Comments are closed.